Protesta milionëshe në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86863-protesta_milionëshe_në_gaza
Katër palestinezë janë martirizuar dhe 316 të tjerë janë palgosur në sulmet e ushtarëve sionistë ndaj pjesëmarrësve në tubimin e madh të kthimit në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 31, 2019 07:57 Europe/Tirane
  • Protesta milionëshe në Gaza

Katër palestinezë janë martirizuar dhe 316 të tjerë janë palgosur në sulmet e ushtarëve sionistë ndaj pjesëmarrësve në tubimin e madh të kthimit në Rripin e Gazës.

Palestinezët edhe përkundër reshjeve të mëdha të shiut dhe kërcënimeve të okupatorëve sionistë, edhe një herë kanë marrë pjesë në tubimin e 43-të për të drejtën e kthimit në Rripin e Gazës me sloganin "Normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin është tradhti". Gazetari i kanalit televiziv Al Alam ka njoftuar se protesta e djeshme ishte e veçantë, sepse pas valës së konfrontimit ushtarak midis grupeve të rezistencës palestineze dhe regjimit okupator, shumë njerëz kanë marrë pjesë në këtë tubim. Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar bujqit palestinezë në lindje të Khan Junes në jug të Rripit të Gazës duke hapur zjarr në drejtim të tyre. Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e diele kanë sulmuar edhe qytezën Al-Ram në veri të Kodsit të shenjtë dhe janë përleshur me të rinjtë palestinezë dhe kanë mbyllur hyrjet në këtë qytezë. Ndërkohë Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e kabinetit të tij dhe ka kërcënuar se do të kryejë sulme më të gjera ndaj Rripit të Gazës në rast se vazhdojnë protestat për të drejtën e kthimit. Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë vrarë disa palestinezë gjatë protestës për të drejtën e kthimit në kufijtë e Rripit të Gazës me territoret e pushtuara. Forcat e regjimit sionist gjithashtu kanë sulmuar dhe bastisura rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan ku janë përleshur me të rinjtë palestinezë dhe kanë arrestuar 11 prej tyre. Me rastin e përvjetorit të parë të protestave të "Marshit të Madh të Kthimit", ushtarët dhe tanket izraelitë  janë vendosur në afërsi të gardhit që ndan territoret e pushtuara nga Rripi i rrethuar i Gazës. Përforcimet u vendosën të premten në mëngjes, pasi banorët e Gazës planifikuan të zhvillojnë një protestë masive të shtunën për të përkujtuar përvjetorin e parë të demonstratave të kthimit, gjatë të cilave ushtarët izraelitë kanë vrarë mbi 260 palestinezë.  Protestuesit e marshit të Kthimit të Madh pretendojnë të drejtën e kthimit për ata që janë dëbuar nga toka e tyre stërgjyshore si pasojë e agresionit izraelit. Këtë të premte, 10 palestinezë u plagosën nga zjarri i drejtpërdrejtë i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, në prag të Ditës së Tokës. Disa të tjerë janë asfiksuar pas thithjes së gazit toksik. Që nga 30 mars 2018, palestinezët mblidhen çdo të premte në Rripin e Gazës për të marrë pjesë në marshin e Kthimit të Madh. Deri tani, 266 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 30,000 janë plagosur nga plumbat e forcave pushtuese izraelite. Një mision faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara (OKB) zbuloi se forcat izraelite kryen krime kundër protestuesve palestinezë në Gaza, që mund të përbëjnë krime lufte.