Rusia kritikon bombardimet "e papranueshme" të Izraelit në Siri
Ministri i jashtëm i Rusisë i ka konsideruar si "të papranueshme" sulmet ajrore të Izraelit në Siri, duke nënvizuar nevojën për respektimin e sovranitetit të Sirisë.
Në një intervistë me gazetën al-Ahram të Egjiptit të shtunën, Sergei Lavrov tha se qëndrimi i Moskës mbi bombardimet e papranueshme izraelite të territorit të Sirisë nuk ka ndryshuar. "Qëndrimi ynë parimor në lidhje me bombardimet e territorit të Sirisë ka mbetur i pandryshuar, gjithnjë kemi shprehur qartë qëndrimin tonë ndaj kësaj, ne vazhdojmë të theksojmë mbi nevojën për të respektuar sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Sirisë", tha Lavrov. "Ne e kundërshtojmë kthimin e territorit të një vendi në skenë të një konflikti të armatosur ndërmjet aktorëve të ndryshëm rajonalë", tha Lavrov kur iu kërkua të komentonte deklaratat e disa analistëve politikë për zbutjen e qëndrimit të Moskës ndaj sulmeve izraelite kundër Sirisë.