Iraku dërgon ndihma humanitare për të prekurit nga përmbytjet në Iran
(last modified Sat, 13 Apr 2019 06:09:46 GMT )
Prill 13, 2019 08:09 Europe/Tirane
  • Iraku dërgon ndihma humanitare për të prekurit nga përmbytjet në Iran

Përfaqësia ushtarake e Iranit në Irak njoftoi dërgimin e ndihmave të popullit irakian për të prekurit nga përmbytjet në Iran.

Gjeneral Mustafa Muradian, shefi i kësaj përfaqësie në Bagdad tha se ndihmat përfshijnë fonde, 119 automjete të lehta dhe të rënda, produkte ushqimore, veshmbathje dhe mallra primare. Muradian tha se karvani me ndihma shoqërohet nga një grup vëllezërish irakianë, të cilët do të bashkëpunojnë në shpërndarjen e ndihmave. Reshjet e dendura të shiut në Iran kanë përmbytur disa zona në  veri, perëndim dhe jug të Iranit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz. Deri tani nga përmbytjet kanë humbur jetën 70 persona.

Tags