Kreu i parlamentit sirian thekson forcimin e marrëdhënieve me Iranin
Kreu i parlamentit të Sirisë theksoi forcimin e marrëdhënieve Teheran-Damask dhe shtoi: Ne mirëpresim marrëdhëniet e forta dhe të sinqerta me Republikës Islamike të Iranit në të gjitha fushat.
Hemuda Sabag në takimin që pati me Alaudin Boruxherdi, deputet i parlamentit iranian tha: Siria dhe Irani në luftën kundër terrorizmit janë partnerë të njëri-tjetrit dhe tani shpresojmë që në procesin e rindërtimit të vendit të shkatërruar nga terrorizmi, Irani të jetë mbështetës i Sirisë dhe të ketë një rol kryesor. Alaudin Boruxherdi duke përfaqësuar kryetarin e parlamentit islamik të Iranit, Ali Larixhani do të marrë pjesë në takimin ndër parlamentare të vendeve fqinje të Irakut, ku do të trajtohen çështjet më të rëndësishme të botës islame dhe të rajonit. Konferenca ndër parlamentare e vendeve fqinje të Irakut nis punimet sot me pjesëmarrjen e kryetarëve të parlamenteve të Iranit, Kuvajtit, Arabisë Saudite, Jordanisë, Sirisë dhe Turqisë.