Plagoset gazetari i IRIB në Siri
May 11, 2019 09:00 Europe/Tirane
Suhejb Mesri gazetar i RTV të Republikës Islamike të Iranit (IRIB) është plagosur gjatë kohës kur po jepte lajme mbi situatën në provincën Hamah.
Mesri është gazetar i kanalit Al Kouthar. Ai u plagos me disa plumba në Hamah të Sirisë, thuhet në një njoftim të IRIB. Gazetari i IRIB është plagosur nga plumbat në kokë dhe në gjoks.