Qytetarët jemenas protestojnë kundër agresioni ushtarak të regjimit Al Saud
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88171-qytetarët_jemenas_protestojnë_kundër_agresioni_ushtarak_të_regjimit_al_saud
Qytetarët jemenas janë mbledhur në një protestë të gjerë në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë dënuar vazhdimin e krimeve të regjimit Al Saud kundër popullit të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 22, 2019 08:51 Europe/Tirane
  • Qytetarët jemenas protestojnë kundër agresioni ushtarak të regjimit Al Saud

Qytetarët jemenas janë mbledhur në një protestë të gjerë në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë dënuar vazhdimin e krimeve të regjimit Al Saud kundër popullit të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se me mijëra qytetarë të Jemenit janë mbledhur në një protestë të gjerë në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë dënuar vazhdimin e krimeve të regjimit Al Saud kundër popullit të Jemenit duke hedhur slogane kundër regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij.

Nga ana tjetër, Mahdi Al-Meshat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, ka kërkuar nga shtetet agresore në luftën e Jemenit që të mos qëllojnë popullatën civile dhe t’i japin fund bllokadës kundër Jemenit.

Al Meshat gjithashtu ka kërkuar edhe nga pjesëmarrësit në samitin e vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik dhe në samitin e liderëve të Ligës Arabe që të largohen nga politikat e gabuara dhe të kërkojnë vendosjen e paqes në rajon.

Ndërkohë Turki Al-Maleki, zëdhënësi i koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit, duke pohuar rolin e tij në bombardimin e vendbanimeve civile në Sana ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë jemenas, pretendoi se kjo ngjarje kishte ndodhur si pasojë e neglizhencës.