Qytetarët jemenas protestojnë kundër agresioni ushtarak të regjimit Al Saud
Qytetarët jemenas janë mbledhur në një protestë të gjerë në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë dënuar vazhdimin e krimeve të regjimit Al Saud kundër popullit të Jemenit.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se me mijëra qytetarë të Jemenit janë mbledhur në një protestë të gjerë në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë dënuar vazhdimin e krimeve të regjimit Al Saud kundër popullit të Jemenit duke hedhur slogane kundër regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij.
Nga ana tjetër, Mahdi Al-Meshat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, ka kërkuar nga shtetet agresore në luftën e Jemenit që të mos qëllojnë popullatën civile dhe t’i japin fund bllokadës kundër Jemenit.
Al Meshat gjithashtu ka kërkuar edhe nga pjesëmarrësit në samitin e vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik dhe në samitin e liderëve të Ligës Arabe që të largohen nga politikat e gabuara dhe të kërkojnë vendosjen e paqes në rajon.
Ndërkohë Turki Al-Maleki, zëdhënësi i koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit, duke pohuar rolin e tij në bombardimin e vendbanimeve civile në Sana ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë jemenas, pretendoi se kjo ngjarje kishte ndodhur si pasojë e neglizhencës.