Protestuesit palestinezë kundërshtojnë samitin e Bahrejnit të sponsorizuar nga SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89037-protestuesit_palestinezë_kundërshtojnë_samitin_e_bahrejnit_të_sponsorizuar_nga_shba
Mijëra palestinezë kanë organizuar mitingje si në Bregun Perëndimor të okupuar ashtu dhe në Rripin e Gazës për të shprehur pakënaqësinë e tyre mbi një konferencë të ardhshme të sponsorizuar nga SHBA në Bahrejn, e cila do të kërkojë të avancojë propozimin e Presidentit Donald Trump për "paqen" midis regjimit izraelit dhe palestinezëve, të quajtur "marrëveshja e shekullit".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 24, 2019 17:06 Europe/Tirane
  • Protestuesit palestinezë kundërshtojnë samitin e Bahrejnit të sponsorizuar nga SHBA

Mijëra palestinezë kanë organizuar mitingje si në Bregun Perëndimor të okupuar ashtu dhe në Rripin e Gazës për të shprehur pakënaqësinë e tyre mbi një konferencë të ardhshme të sponsorizuar nga SHBA në Bahrejn, e cila do të kërkojë të avancojë propozimin e Presidentit Donald Trump për "paqen" midis regjimit izraelit dhe palestinezëve, të quajtur "marrëveshja e shekullit".

Tubimet u zhvilluan në disa qytete të Bregut Perëndimor, duke përfshirë Ramallahun, Tulkarmin, al-Khalilin, Jatta, Halhulin, Nablusin, Xhenin dhe Betlehemin, ku pjesëmarrësit valëvitën flamurin kombëtar palestinez dhe hodhën slogane duke dënuar konferencën e Bahrejnit, e cila është planifikuar për në 25-26 qershor. Ata gjithashtu denoncuan planet amerikane për të minuar luftën palestineze për pavarësi dhe shtetësi. Demonstruesit dogjën edhe posterat e presidentit Trump dhe të mbretit të Bahrejnit, Hamad bin Isa Al Khalifah. Gjithashtu të hënën, udhëheqësit palestinezë rinovuan thirrjet e tyre për një bojkot të konferencës së Manamas. "Kjo konferencë është thjesht një lavanderi politike për kolonitë sioniste dhe një legjitimim i okupimit", tha kryeministri palestinez Muhamed Shtajeh para gazetarëve përpara një takimi të kabinetit. Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kasem gjithashtu tha: "Palestinezët nuk do të shesin të drejtat e tyre për të gjitha thesaret në tokë."