Politika e naftës e Riadit është vetëvrasëse
(last modified Fri, 05 Jul 2019 18:25:28 GMT )
Korrik 05, 2019 20:25 Europe/Tirane
  • Politika e naftës e Riadit është vetëvrasëse

Sipas faqes së internetit të gazetës egjiptiane Al-Shorouk, thuajse në të njëjtën kohë me nënshkrimin e marrëveshjes OPEC + për të rinovuar reduktimin e prodhimit të naftës, po shihen efektet e dëmshme të marrëveshjes së re në ekonominë saudite.

Këto efekte janë aq shumë të dëmshme sa që agjensia qendrore e statistikave saudite njoftoi të dielën se prodhimi jo-bruto i vendit në tremujorin e parë të vitit 2019 ishte ulur 3.6% nga tremujori i fundit i vitit 2018 dhe se rritja në sektorin e naftës ishte vetëm 1%, shumë më poshtë se 6% e regjistruar në tremujorin e fundit të vitit 2018. Një ekonomiste e lartë në bankën tregtare të Abu Dhabit, Monica Malek, tha se parashikimi tregon se pas marrëveshjes së shkurtimit të prodhimit të eksportuesve të OPEC, rritja ekonomike saudite do të binte në mënyrë të përgjithësuar. Duke i dhënë fund viteve të armiqësisë me Rusinë, Riadi u përpoq në vitin 2016 për të stabilizuar tregun e tij të naftës dhe për të unifikuar çmimet. Pak ditë para takimit të fundit të OPEC + në Vjenë, Presidenti rus tha se kishte nënshkruar një marrëveshje me Princin e Kurorës Saudite Muhamed Bin Salman për të rinovuar reduktimin e prodhimit të naftës. Sajti informativ Bloomberg shkruante: "Megjithë përpjekjet e Bin Salman përmes programit të tij "Horizonti 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm ", për ta bërë mbretërinë saudite më pak të varur nga nafta, ekonomia saudite mbetet seriozisht e varur nga nafta. Dhe kështu, me këtë vendim të ri, eksportuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë do të paguajë një çmim të rëndë. " "Për ta shpëtuar veten nga një rënie e madhe në rritjen ekonomike dhe për të kompensuar uljen e të ardhurave të naftës, Arabia Saudite do të duhet të bëjë investime të mëdha", tha Monica Malek. Nën kujdesin e Moskës, 10 vende prodhuese të naftës jo anëtare të OPEC miratuan të martën më 2 korrik vendimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës për të zgjeruar shkurtimet e tyre të prodhimit deri në mars 2020. Aleanca energjitike e OPEC-ut me partnerët e e tjerë, përfshirë Rusinë, u bë shkak që këto vende të ulin prodhimin e naftës në vitin 2017 për të parandaluar rënien e çmimeve në mënyrë dramatike përballë rritjes së shpejtë të prodhimit të naftës në SHBA. Si rrjedhim, Amerika është bërë prodhuesi më i madh i naftës në botë duke u renditur para Rusisë dhe Arabisë Saudite.

 

Tags