Mesazhi i qartë i Hezbollahut për monarkitë arabe të Gjirit Persik
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89485-mesazhi_i_qartë_i_hezbollahut_për_monarkitë_arabe_të_gjirit_persik
Më 12 korrik, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah i dha një intervistë televizionit Al-Manar me rastin e 13 vjetorit të luftës 33-ditore të ushtrisë izraelite kundër Libanit në vitin 2006.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 13, 2019 16:46 Europe/Tirane
  • Mesazhi i qartë i Hezbollahut për monarkitë arabe të Gjirit Persik

Më 12 korrik, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah i dha një intervistë televizionit Al-Manar me rastin e 13 vjetorit të luftës 33-ditore të ushtrisë izraelite kundër Libanit në vitin 2006.

Hasan Nasrallah ju adresua çështjeve të brendshme të Libanit, duke përcjell një "mesazh shpresëdhënës". Komentet e tij rreth rajonit, Iranit dhe Rezistencës janë një "paralajmërim serioz" kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, sipas analistëve libanezë. Ai i ka paralajmëruar qartë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe se "në qoftë se shpërthen një luftë, ajo do ta vërë të gjithë rajonin në zjarr. Vendi që do të jetë bashkëpunëtor në këtë luftë ose do të shërbejë si një vend për sulme ndaj Iranit do të paguajë çmimin ". Duke iu drejtuar Abu Dhabit, ai formuloi pyetjen e mëposhtme: "Nëse në fillim të luftës, Emiratet do të zhduken, a mendoni se një ndërhyrje e tillë do të ishte në interes të udhëheqësve dhe popullit të EBA? " "A do u shërbejë një luftë kundër Iranit interesave të Arabisë Saudite? Ndërsa e dini shumë mirë se nuk keni mjetet për të luftuar Iranin", u tha ai sundimtarëve të Riadit.