49 palestinezë plagosen në protestat për të drejtën e kthimit
Ministria palestineze e shëndetësisë njoftoi plagosjen e 49 palestinezëve në protestën për të drejtën e kthimit.
Ditën e premte protestat për të drejtën e kthimit janë organizuar me moton “ Solidariteti me banorët e rajonit Vadi Homs”. Forcat e regjimit sionist për shpërndarjen e protestuesve kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba realë si dhe gaz helmues. Ministria e shëndetësisë e Palestinës njoftoi se në mesin e protestuesve të plagosur gjenden edhe 2 gazetarë. Protestat për të drejtën e kthimit në Palestinë kanë nisur prej 30 marsit të viti të kaluar dhe që nga ajo kohë e deri tani mbi 310 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 30 mijë të tjerë janë plagosur. Shumë vende të botës mes tyre RII dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar krimet e regjimit sionist. Protesta për të drejtën e kthimit organizohet për të rikujtuar rrethimin e Palestinës më 30 mars të vitit 1976 ku palestinezët janë dëbuar me forcë nga forcat sioniste. Regjimi sionist duke rrethuar territoret palestineze mundohet të ndryshojë demografinë dhe të pushtojë të gjithë territorin palestinez.