Nasrullah: Zarif është fjala e vërtetë përballë arrogancës botërore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90209-nasrullah_zarif_është_fjala_e_vërtetë_përballë_arrogancës_botërore
Sekretari I përgjithshëm I Hezbullahut të Libanit, ditën e mërkurë në një mesazh drejtuar ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed ZXhavad Zarif, pasi dënoi sanksionet e vendosura nga Amerika kundër tij, shprehu solidaritetin me rezistencën e Zarif.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2019 07:54 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Zarif është fjala e vërtetë përballë arrogancës botërore

Sekretari I përgjithshëm I Hezbullahut të Libanit, ditën e mërkurë në një mesazh drejtuar ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed ZXhavad Zarif, pasi dënoi sanksionet e vendosura nga Amerika kundër tij, shprehu solidaritetin me rezistencën e Zarif.

Sejed Hasan Nasrullah, në mesazhin e tij drejtuar Muhamed Xhavad Zarif, ka thënë: Zëri juaj dëgjohet në të gjitha qarqet analitike ndërkombëtare dhe ju jeni zëdhënës i së drejtës përballë arrogancës botërore. Nasrullah shprehu solidaritetin e tij me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe theksoi se libanezët mbështesin Zarif përballë sanksioneve amerikane. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit përmendi veprimet dhe sanksionet armiqësore të Amerikës kundër Iranit dhe tha; Amerika në vitin 2006 pësoi disfatë përballë rezistencës në Liban. Atëherë si ajo mendon të përballet me një vend të fuqishëm si Irani dhe me një lider të madh. Sejed Hasan Nasrullah, përmendi edhe kërcënimet e John Bolton këshilltarit të sigurisë kombëtare në Amerikë, kundër Iranit dhe tha se Bolton i cili kërcënon Republikën Islamike të Iranit gjatë jetës së tij nuk ka korrur asnjë fitore në asnjë fushë. departamenti Amerikan i Thesarit më 31 korrik futi në listën e tij të sanksioneve emrin e Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Ky veprim është dënuar gjerësisht nga qarqet vendase në Amerikë dhe nga faktori ndërkombëtar.