Nablus: Plagosen 5 palestinezë në përleshjet me forcat sioniste
5 palestinezë banorë të rajonit Nablus në BPLJ të Palestinës janë plagosur gjatë përleshjeve me forcat e regjimit sionist.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës me qindra kolonë sionistë kanë sulmuar varrin e hazretit Jusuf (as) në Nablus dhe pas kësaj forcat e regjimit sionist janë përleshur me palestinezë duke plagosur 5 prej tyre. Përveç kësaj forcat sioniste sot kanë sulmuar rajonet Bira Bejt Rima në Ramallah dhe Dura në qytetin Khalil ku kanë arrestuar 23 palestinezë. Forcat sionist gjithashtu kanë shkatërruar një qendër tregtare në rajonin Dura. Feras Dabes përgjegjës informativ i qendrës së vakëfeve islame të Palestinës ka njoftuar se 76 kolonë sionistë gjithashtu kanë sulmuar portën perëndimore të xhamisë Al Aksa. Fares Debas përgjegjës mediatik i zyrës së vakëfeve islame në qytetin Kods deklaroi se me dhjetëra kolonë sionistë të mbështetur nga forcat ushtarake të regjimit sionist pasi janë futur në oborrin kryesor të xhamisë Al Aksa nga porta perëndimore e tij kanë lëshuar slogane anti-islame në këtë vend të shenjtë. Kohët e fundit policia e regjimit sionist lejon kolonët sionistë që të futen në xhaminë Al Aksa përveç ditëve të premte dhe të shtuna. Shumë vende të rajonit kanë dënuar veprimet provokuese dhe nxitëse të regjimit sionist kundër xhamisë Al Aksa dhe kundër Kodsit të shenjtë.