Naim Kasem: Libani do t'i përgjigjet agresionit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90494-naim_kasem_libani_do_t'i_përgjigjet_agresionit_sionist
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullah tha se kombi rezistent libanez do t'i përgjigjet agresionit të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2019 07:08 Europe/Tirane
  • Naim Kasem: Libani do t'i përgjigjet agresionit sionist

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullah tha se kombi rezistent libanez do t'i përgjigjet agresionit të regjimit sionist.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut Sheik Naim Kasem, të martën në mbrëmje në një intervistë për televizionin Rusia Today tha se përgjigja e Libanit ndaj sulmeve të ditëve të fundit të avionëve izraelitë në Beirut, bazohet në detajet e përcaktuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut Hasan Nasrullah gjatë fjalimit të fundit të tij. Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hezbullah tha se përgjigja ndaj agresionit sionist do të ishte një surprizë dhe shtoi se Libani nuk do të presë përgjigjen e Këshillit të Sigurimit të KB dhe me siguri do t'i përgjigjet agresionit sionist në kohën e duhur, për shkeljen e hapësirës ajrore të Libanit. Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit, e miratuar pas përfundimit të luftës 33-ditore të Izraelit me Liban në vitin 2006, ndalon regjimin sionist të ndërmarrë masat armiqësore kundër Libanit, por ky regjim injoron këtë rezolutë duke shkelur vazhdimisht hapësirës ajrore, detare dhe tokësore të Libanit.