Naim Kasem: Rezistenca ka vërtetuar fuqinë e saj
Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka thënë se rezistenca me përgjigjen e saj ndaj regjimit sionist ka vërtetuar fuqive e vet.
Sheik Naim Kasem, tha se Izraeli kujton se Palestina është territor i tij dhe pushtimi është e drejtë e tij ndërsa krimet e tij i konsideron të drejta dhe për këtë arsye nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veçse rezistencë dhe përballje me këtë regjim. Zv/sekretari i Hezbullahut të Libanit ka thënë se nëse nuk do të ishte fuqia e rezistencës ushtrisë dhe kombit, Libani nuk do të çlirohet pasi rezistenca është çlirimtare dhe është ajo që mbron lirinë. Në të njëjtën kohë Hezbullahu kërkon të ruajë fuqinë preventuese dhe të parandalojë çdo lloj evenimenti të rrezikshëm. Naim Kasem ndër të tjera shtoi se Amerika dhe regjimi sionist synojnë që të ndryshojnë ligjet duke sulmuar vendet e tjera, por ata kanë parë rezultatin dhe kanë paguar për krimet e tyre ndërkohë që rezistenca për nga shprehja dhe sjellja ndodhet në rrugën e fitores. Ditën e dielë Hezbullahu në shenjë reagimi ndaj agresioneve të fundit të Izraelit në territorin e Libanit ka sulmuar një automjet ushtarak duke vrarë dhe plagosur disa sionistë.