Në Avivim, Hezbollahu zbatoi parimin "një sy për një sy"
Mohimet e kryeministrit izraelit vështirë se do të bindnin një botë që shihte me sytë e tij se si brenda disa sekondave gjithë Izraeli mund të ndizej.
Televizioni Al-Mayadeen raportoi gjithashtu për arratisjen e ushtarëve izraelitë nga kazermat e tyre, pas operacionit të djeshëm ushtarak nga Lëvizja Libaneze e Rezistencës, duke theksuar se libanezët që jetojnë në kufi vëzhgojnë nga afër largimin e ushtarëve izraelitë. Disa burime të mediave, duke iu referuar disa dëshmive, kanë raportuar vdekjen e komandantit të divizionit verior të ushtrisë izraelite. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Sheikh Naim Kasem theksoi se operacioni i Rezistencës libaneze që synoi automjetin ushtarak izraelit në koloninë izraelite Avivim, kishte për qëllim të ruajë balancën ndaj armikut sionist dhe të përjashtonte rreziqe të tjera të mundshme, duke pretenduar se ishte zbatuar parimi i hakmarrjes "një sy për një sy". "Hezbollahu donte të ruajë fuqinë e tij penguese dhe rregullat e tanishme të lojës dhe ishte i suksesshëm në këtë qëllim. Operacioni i 1 shtatorit kishte për qëllim të ndalonte dinamikën e rrezikshme që mund të çonte në një luftë më të gjerë. Rezistenca ka vendosur për t'iu përgjigjur çdo agresioni", deklaroi numri dy i Hezbollahut. Në fakt, sipas analistëve politikë, ajo që bëri Hezbollahu në Avivim është larg nga një reagim i thjeshtë. Përkundrazi, ishte një iniciativë operative për të përcaktuar një ekuacion të luftës në të ardhmen. Hezbollah nuk do të lejojë më që Libani të kthehet në kushtet e para vitit 2006. Balanca e frikës që ka qenë në fuqi që nga viti 2006, duhet të mbetet ashtu siç është dhe kjo është çështja kryesore. Operacioni Avivim është pra vetëm një fillim për operacione të tjera në të ardhmen dhe këto operacione do të sigurojnë që ekuacioni përfundimtar të çarmatosë plotësisht Izraelin në favor të Hezbollahut. Një gjë është e sigurt: bota dhe veçanërisht Perëndimi e kanë kuptuar që Izraeli është përfundimisht në vijën e zjarrit dhe se ai është objektivi i mundshëm i një lufte shumëfrontale. Gjatë intervistës së tij me kanalin televiziv Al-Mayadeen, gjenerali në pension i ushtrisë libaneze Amin Hotheit foli për objektivat e arritura në 1 shtator nga Rezistenca libaneze: "Ky ishte një kthim i mirëpritur në ekuacionin e forcës tashmë në fuqi, dhe përgjigjja e Izraelit ishte, në fund të fundit, shumë më e dobët sesa pritej. Kjo përgjigje me mortaja dhe raketa në tokën e pabanuar në jug të Libanit ka dëshmuar se Izraeli është plotësisht i vetëdijshëm për paaftësinë e tij për të filluar luftime në shkallë të gjerë. Le të kujtojmë gjithashtu se Nasrallah e mbajti premtimin e tij: kjo përgjigje nuk u krye në Shebaa, por përgjatë kufijve të Libanit dhe brenda Izraelit. Ajo ka qenë e shpejtë, e fuqishme pasi raketat Kornet të Rezistencës janë pjesë e raketave me precizion të lartë. Makina ushtarake e sulmuar e quajtur "Hateho Wolf" është një makinë e blinduar dhe rezistente ndaj eksplozivit, një xhevahir i luftimeve tokësore, siç konsiderohet nga izraelitët. Por ky xhevahir nuk ekziston më. Korneta e Rezistencës theu gjithçka, duke e vendosur ujkun në të njëjtën gradë si Merkava izraelite. Prandaj mohimi i numrit të viktimave të sulmit në Avivim nuk ka asnjë dobi për Izraelin.