Moska: Sulmet izraelite në Siri e vendosin situatën jashtë kontrollit
Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm rus, paralajmëroi kundër sulmeve ajrore të kryera nga aeroplanët luftarakë izraelitë kundër pozicioneve të ushtrisë dhe grupeve të Rezistencës në Siri.
"Sulmet ajrore të Izraelit kundër Sirisë do ta vinin situatën në Siri jashtë kontrollit," tha Lavrov i cituar nga Interfax. "Këto sulme vetëm sa do të rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Në tetë vitet e fundit të luftës kundër Sirisë, regjimi izraelit ka kryer vazhdimisht sulme agresive kundër Sirisë nën pretekstin se dëshiron të luftojë praninë e Iranit në Siri. Që nga shpërthimi i luftës, regjimi izraelit nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të mbështetur, ushtarakisht, grupet më të frikshme terroriste, duke përfshirë ISIS-in dhe Frontin al-Nusra, me qëllimin për të shkatërruar Sirinë, një prej nyjeve të forta të boshtit të Rezistencës. Sidoqoftë, qeveria dhe ushtria siriane, me mbështetjen e aleatëve të tyre, Irani, Hezbollahu dhe Rusia, kryesisht neutralizuan terroristët dhe i dëbuan ata nga territori sirian. I irrituar nga humbja e rënd që pësuan elementët e tij terrorist brenda territorit sirian, regjimi izraelit ju drejtua sulmeve ajrore kundër pozicioneve të ushtrisë dhe grupeve të Rezistencës në territorin sirian.