Irani, lideri i ri i Lindjes së Mesme?
Presidenti iranian ka anuluar me qëllim një telefonatë me Donald Trump që Emmanuel Macron e kishte organizuar në minutën e fundit. A po lind Lindja e Mesme e re nën udhëheqjen e Iranit? Redaktori i gazetës Rai al-Youm i përgjigjet kësaj pyetjeje.
Që Presidenti iranian refuzon një bisedë të drejtpërdrejtë telefonike me homologun e tij amerikan, të organizuar nga presidenti francez, dëshmon për një ndryshim të madh: Republika Islamike e Iranit është një fuqi emergjente që mund të pengojë qëndrimin e SHBA në Lindjen e Mesme. Irani tani është në një pozicion unik, i cili i lejon atij të imponojë vullnetin e tij mbi Shtetet e Bashkuara, t'i kundërshtojë apo madje t'i sfidojë ato, veprim të cilin nuk do të guxonte ta bënte asnjë shtet tjetër në botë. A po krijohet një lidership i ri?
Shenjat e lidershipit emergjent:
- Dështimi i sanksioneve ekonomike të SHBA-së kundër Iranit dhe eksporti i vazhdueshëm i naftës iraniane në Kinë, Turqi, Indi dhe vendet e tjera të botës;
- Pamundësia e amerikanëve për tu hakmarrë, qoftë me reprezalje në përgjigje të shkatërrimit të dronit të SHBA nga mbrojtja ajrore e Iranit, ose për të mbrojtur aleatët e tyre përfshirë Sauditët;
- Kriza të rënda te armiqtë e Iranit. Veçanërisht sulmet jemenase që paralizuan industrinë Saudite të naftës, por edhe dështimi i turpshëm i Rijadit në Naxhran ku u kapën rob mijëra ushtarë sauditë dhe qindra të tjerë u vranë;
- Izraeli është i zhytur në kaos politik: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, kundër të cilit që nga e mërkura është hapur një hetim gjyqësor nga Prokurori i Përgjithshëm, për herë të dytë nuk arriti të formojë kabinetin e tij të ri;
- Trump, i përballur me hetime i sheh të zvogëluara shanset e tij për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020;
- Aksi i Rezistencës së udhëhequr nga Irani sapo ka arritur një fitore mega strategjike duke rihapur pikën e kalimit Kaem-Abu-Kamal që mund të shtrihet në brigjet e Mesdheut. Ky zhvillim i madh ka të ngjarë të shkatërrojë rrethimin e Sirisë dhe t'i japë fund izolimit të saj.
Amerika ka mashtruar, poshtëruar dhe shantazhuar arabët, veçanërisht shtetet arabe të Gjirit Persik. Ajo plaçkiti pasuritë e tyre dhe u shiti atyre raketa të vjetëruara dhe radarë të dëmtuar që kushtojnë dhjetëra miliarda dollarë. Këto sisteme nuk arritën të parandalojnë sulmet e Ansarallahut dhe të mbrojnë fushat e naftës dhe aeroportet Saudite.
Cfarë mund të bëhet për t'i dhënë fund këtij makthi?
Ne jemi në favor të një dialogu arab me Iranin dhe paqen me të, veçanërisht pasi qeveria Trump po përfiton nga tensionet aktuale në favor të saj. Ne nuk do të befasohemi nëse Trump pranon të gjitha kushtet e Iranit, dhe heq të gjitha sanksionet kundër Iranit dhe njeh lidershipin e tij në Lindjen e Mesme. Nuk është pa arsye që Kina vendos të investojë 450 miliardë dollarë në Iran, që Turqia vazhdon të importojë naftë iraniane, dhe thotë se nuk i njeh sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe se Rusia po koordinon politikën e saj në Siri dhe në rajon me Teheranin. E gjithë kjo tregon se ka lindur një Lindje e re e Mesme, një Lindje e Mesme ku arabët nuk do të kenë vend dhe madje edhe nëse ata kanë vendin e tyre në këtë rajon, roli i tyre do të zvogëlohet madje ata do të poshtërohen.