Irak, Parlamenti shpall masa të reja për të përmirësuar situatën
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91441-irak_parlamenti_shpall_masa_të_reja_për_të_përmirësuar_situatën
Një burim i nivelit të lartë të sigurisë i tha kanalit Alsumaria TV se situata ishte kthyer në normale në Bagdad dhe madje ishte stabilizuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 06, 2019 05:54 Europe/Tirane
  • Irak, Parlamenti shpall masa të reja për të përmirësuar situatën

Një burim i nivelit të lartë të sigurisë i tha kanalit Alsumaria TV se situata ishte kthyer në normale në Bagdad dhe madje ishte stabilizuar.

Vlen të kujtohet se Kryeministri i Irakut urdhëroi të hiqet shtetrrethimi në kryeqytet nga ora 5 e mëngjesit të sotëm. Kryetari i Parlamentit të Irakut Muhamed al-Halbusi, pasi takoi përfaqësuesit e protestuesve në ndërtesën e Kuvendit, nga ana e tij, njoftoi një seri masash që do të merren për të përmirësuar jetën e irakianëve. Duke folur në një konferencë për shtyp të Shtunën, 5 Tetor, al-Halbusi tha: "Qeveria ka vendosur të japë kredi pa interes për qytetarët e pastrehë dhe gjithashtu të ndërtojë 100,000 njësi strehimi. " Ai theksoi se mbështetja për sektorin bujqësor ishte përparësi e Parlamentit, duke thënë se të gjithë fermerët irakianë do të lirohen nga pagesa e qirave deri në vitin 2020.