Irak, Parlamenti shpall masa të reja për të përmirësuar situatën
Një burim i nivelit të lartë të sigurisë i tha kanalit Alsumaria TV se situata ishte kthyer në normale në Bagdad dhe madje ishte stabilizuar.
Vlen të kujtohet se Kryeministri i Irakut urdhëroi të hiqet shtetrrethimi në kryeqytet nga ora 5 e mëngjesit të sotëm. Kryetari i Parlamentit të Irakut Muhamed al-Halbusi, pasi takoi përfaqësuesit e protestuesve në ndërtesën e Kuvendit, nga ana e tij, njoftoi një seri masash që do të merren për të përmirësuar jetën e irakianëve. Duke folur në një konferencë për shtyp të Shtunën, 5 Tetor, al-Halbusi tha: "Qeveria ka vendosur të japë kredi pa interes për qytetarët e pastrehë dhe gjithashtu të ndërtojë 100,000 njësi strehimi. " Ai theksoi se mbështetja për sektorin bujqësor ishte përparësi e Parlamentit, duke thënë se të gjithë fermerët irakianë do të lirohen nga pagesa e qirave deri në vitin 2020.