Berham Saleh: zhvillimet e fundit në Irak janë krime dhe përçarje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91480-berham_saleh_zhvillimet_e_fundit_në_irak_janë_krime_dhe_përçarje
Presidenti i Irakut ka thirrur komitetin për analizimin e krizës së fundit në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2019 06:57 Europe/Tirane
  • Berham Saleh: zhvillimet e fundit në Irak janë krime dhe përçarje

Presidenti i Irakut ka thirrur komitetin për analizimin e krizës së fundit në vend.

Sipas një njoftimi të Sky News, Berham Saleh president i Irakut ka deklaruar se ajo çka po ndodh ditët e fundit në Irak është krim dhe përçarje, e cila nuk mund të anashkalohet lehtë. Presidenti irakian deklaroi se asnjë prej autoriteteve irakiane nuk ka dhënë urdhër që të qëllohet kundër protestuesve dhe ata që kanë përdorur armë zjarri ndaj protestuesve kanë kryer krim dhe do të dënohen. Më herët këshilltari i sigurisë kombëtare të Irakut ka deklaruar se përpjekjet e armiqve për ta prishur sigurinë dhe qetësinë e këtij vendi, janë përballur me dështime. Faleh Al-Fejad, këshilltari për siguri kombëtare të Irakut dhe shefi i forcave Hashd Sha'bi të Irakut, sot në një konferencë për shtyp, ka deklaruar: "Kriza aktuale e Irakut ka kaluar dy faza dhe deklarata e autoriteteve të larta fetare të Irakut ka qenë e qartë dhe ata në këtë deklaratë kanë thënë çfarë nevojitet të thuhet dhe kanë ofruar rrugëzgjidhje". Faleh Al-Fejad shtoi: "Zhdukja e korrupsionit dhe krijimi i zhvillimit dhe zbatimi i reformave ekonomike mund të realizohen vetën nën hijen e qeverisë".