Ndërhyrësit në protestat në Irak
Në shumë qytete të Irakut dhe sidomos në kryeqytetin Bagdad kanë vazhduar protestat popullore.
Protestat në Irak kanë qenë të programuara dhe të koordinuara. Këto protesta organizohen në kohën kur mbi to ekzistojnë 3 çështje kryesore. Së pari qeveria irakiane përgjatë muajit të kaluar ka propozuar 4 plane për të garantuar dhe plotësuar kërkesat e protestuesve. Mirëqenia, reforma strukturore dhe lufta kundër korrupsionit janë tre pikat bazë të propozimeve të qeverisë irakiane. Mirëpo disa parti politike këmbëngulin në vazhdimin e protestave dhe kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Kjo është në kohën kur qeveria e kryeministrit Abdul’mehdi nuk ka më shumë se 1 vit që ka ardhur në pushtet dhe ajo për zbatimin e kërkesave të protestuesve dhe kryerjen e reformave ka nevojë për më shumë kohë. Së dytë është fakti se protestuesit nuk e dinë se çfarë kërkojnë dhe përse kanë dalë në protesta. Presidenti i Irakut dhe në veçanti kryeministri janë shprehur vazhdimisht se e kanë dëgjuar zërin e protestuesve dhe kanë propozuar një paketë për realizimin e kërkesave të tyre. kërkesa për rrëzimin e qeverisë që nuk ka më shumë se 1 vit që është formuar, tregon se protestat nuk janë për garantimin e mirëqenies dhe të kërkesave të popullit, por për të ndryshuar rrjedhën politike dhe është kundër interesave të kombit irakian. Së treti elementët e infiltruar dhe ndërhyrës, kanë rol aktiv në protestat e organizuara në Irak. Ndërhyrësit me metoda të ndryshme mundohen të drejtojnë protestat popullore në anë të dhunës dhe trazirave. Për këtë atë kanë nisur një fushatë të gjerë të nxjerrjes së trillimeve me anë të mediave sociale. Një prej këtyre trillimeve është largimi i autoriteteve jashtë vendit, apo mbyllja e kufijve. Prania e forcave të varura nga Irani për shtypjen e protestave është një tjetër trillim i cili është publikuar për herë të parë në Eidi Kohan shkrimtar izraelit. Ky shkrimtar izraelit pretendon se mijëra pjesëtarë të brigadës Fatemiun, janë organizuar për të shtypur protestuesit në Irak. Të tilla trillime kanë për qëllim të krijojnë ndasi dhe përballje mes kombit irakian dhe qeverisë së Iranit në një kohë kur Irani është shprehur kundër çdo ndërhyrje të huaj në punët e brendshme të Irakut dhe domosdoshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të kërkesave të popullit nga qeveria e Bagdadit. Projekti i vrasjes së protestuesve është një tjetër metodë e ndërhyrësve për të devijuar linjën e protestave të popullit irakian. Të tilla pretendime dhe trillime jo vetëm që shtojnë mundësinë e përplasjes dhe konfrontimit të protestuesve me forcat e rendit në Irak, por ato bëhen shkak për akuzimin e shtetit për vrasjen dhe plagosjen e protestuesve me anë të përhapjes së lajmeve false mbi numrin e të vrarëve dhe të plagosurve. Në të tilla kushte Abdul’mehdi Qerbelaji, përfaqësuesi i Ajetollah Sistani, një prej klerikëve të njohur shiit në Irak, duke iu drejtuar protestuesve ka thënë: atyre personave që kanë qëllime të këqija, mos u jepni shteg të futen në mesin tuaj dhe të sulmojnë forcat e rendit. Autoritetet fetare në Irak janë të shqetësuar nga futja e ndërhyrësve në mesin e protestuesve me qëllim që të devijojnë rrjedhën e protestave.