Masat e ndalim qarkullimit në 5 provinca të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91963-masat_e_ndalim_qarkullimit_në_5_provinca_të_irakut
Autoritetet e provincave Dhikar, Mothna , Basra, Babel dhe Vasat në Irak kanë shpallur gjendjen e ndalimqarkullimit për personat e panjohur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2019 06:39 Europe/Tirane
  • Masat e ndalim qarkullimit në 5 provinca të Irakut

Autoritetet e provincave Dhikar, Mothna , Basra, Babel dhe Vasat në Irak kanë shpallur gjendjen e ndalimqarkullimit për personat e panjohur.

Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut njëkohësisht komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të vendit, dje ka dhënë urdhër për zbatimin e masës së ndalimqarkullimit në Irak, disa prej provincave të Irakut kohët e fundit janë përballur me protesta të gjera dhe trazira që kanë nisur për shkak të korrupsionit dhe papunësisë. Këto protestat ditët e fundit janë kthyer në përleshje dhe dhunë duke çuar në vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra personave. Protestat në Irak vazhdojnë në kohën kur qeveria e këtij vendi gjatë muajit të kaluar ka propozuar 4 plane për të zbatuar kërkesat e protestuesve. Sheik Abdul’mehdi Qerbelaji, përfaqësuesi i Ajetollah Sistanit një prej klerikëve të lartë në Irak, është deklaruar se protestat kundër korrupsionit, papunësisë dhe ngritjes së mirëqenies duhet të organizohet në formë paqësore dhe nuk duhet të jenë të dhunshme duke prishur pronën publike. Sheik Abdul’mehdi Qerbelaji gjithashtu ka paralajmëruar se këto protesta po krijojnë mundësinë për ndërhyrjen e faktorit të huaj. Faktet tregojnë se në organizimin e protestave në Irak ka luajtur rol të madh faktori i huaj. Sipas studimeve më të fundit, 79% e mesazheve të publikuara në rrjetet virtuale lidhur me protestat në Irak janë nga shtetas të Arabisë Saudite.