Qeveria e Irakut shkarkon komandantët e policisë në katër provinca
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91979-qeveria_e_irakut_shkarkon_komandantët_e_policisë_në_katër_provinca
Kryeministri i Irakut në pozitën e shefit suprem të forcave të armatosura të këtij vendi, me anë të disa dekreteve, ka emëruar një zëdhënës ushtarak për vete dhe ka ndryshuar komandantët e forcave policore në katër provinca të këtij vendi duke e përfshirë edhe kryeqytetin e Bagdadit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2019 13:22 Europe/Tirane
  • Qeveria e Irakut shkarkon komandantët e policisë në katër provinca

Kryeministri i Irakut në pozitën e shefit suprem të forcave të armatosura të këtij vendi, me anë të disa dekreteve, ka emëruar një zëdhënës ushtarak për vete dhe ka ndryshuar komandantët e forcave policore në katër provinca të këtij vendi duke e përfshirë edhe kryeqytetin e Bagdadit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Brendshme e Irakut të shtunën (sot) deklaroi se Adel Abdul-Mahdi, kryeministri i Irakut, ka emëruar Abdul-Kerim Khalaf në postin e zëdhënësit zyrtar ushtarak për pozitën e tij si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Irakut.  

Faqja informative "Bagdad El-Jeum" njoftoi se në këtë deklaratë thuhet: "Abdulkerim Khalaf është emëruar në këtë post pasi që Abdul-Mahdi si komandant suprem i forcave të armatosura të Irakut, kishte nevojë për një zëdhënës në këtë detyrë".

Abdulkerim Khalaf është një gjeneral në pension dhe ka punuar edhe si zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Irakut. Ai para pensionimit ka punuar në postin e drejtorit të përgjithshëm operativ në Ministrinë e Brendshme të Irakut.

Ky vendim është marrë në kohën kur Iraku është përfshirë nga protestat e gjera për të dënuar korrupsionin dhe me kërkesë të zbatimit të reformave dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kryeministri i Irakut sot me anë të disa dekreteve ka emëruar edhe komandantët e ri to forcave policore në katër provinca të Irakut, Bagdad, Naxhaf, Al-Divanije dhe Dhikar.