Amerika vazhdon dërgimin e pajisjeve ushtarake në Siri
Pavarësisht pretendimeve të Amerikës për largimin e forcave të saj nga rajoni i Azisë Perëndimore dhe sidomos nga Siria, burimet perëndimore njoftojnë për forcimin e forcave amerikane në këtë rajon.
Faqja informative “Military Times” duke cituar komandën qendrore të forcave ajrore të Amerikës, ka shkruar: “Qeveria e Trump po pretendon për largimin e forcave amerikane nga Azia Perëndimore në kohën kur në vitin 2019, koalicioni amerikan kundër ISIS në krahasim me të gjitha vitet e kaluara edhe në kohën e çlirimit të qytetit Mosul dhe Raka në vitin 2014, ka dërguar më shumë pajisje ushtarake dhe logjistike në Irak dhe Siri”.
Sipas raportit të “Military Times”, ushtria e Amerikës në vitin 2019, mbi 452 tonë pajisje ushtarake me avionë i ka dërguar në disa rajone të Irakut dhe Sirisë.
Në Afganistan gjithashtu për të cilin Pentagoni pretendon se ka larguar 4000 forca ushtarake nga ky vend, në vitin 2019 Amerika ka dërguar mbi 122 tonë pajisje ushtarake dhe logjistike në Afganistan.