Takim special i parlamentit irakian për kërkesat e protestuesve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92013-takim_special_i_parlamentit_irakian_për_kërkesat_e_protestuesve
Parlamenti i Irakut dje ka organizuar një takim të veçantë për të analizuar kërkesat e protestuesve dhe planin e qeverisë për reforma.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 28, 2019 04:36 Europe/Tirane
  • Takim special i parlamentit irakian për kërkesat e protestuesve

Parlamenti i Irakut dje ka organizuar një takim të veçantë për të analizuar kërkesat e protestuesve dhe planin e qeverisë për reforma.

Më herët ishte caktuar që takimi i parlamentit të mbahej ditën e shtunë për që u anulua për shkak të mosplotësimit të numrit të deputetëve të nevojshëm. Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut ditën e enjte në një konferencë për shtyp ka propozuar një plan për reforma në juridiksionin e vendit, sistemin politik dhe ekonomik dhe ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet. Ndërkohë kreu i policisë në Basra ka njoftuar për rolin e  regjimit sionist, Arabisë Saudite dhe EBA në trazirat e fundit në vend dhe ka thënë se elementë të tyre po mundohen të prishin rendin dhe qetësinë në Irak. Shumë nga provincat e Irakut prej disa ditësh po përballen me protesta dhe prishje të rendit publik, protestat që kanë nisur me kërkesën për punësim dhe përballjen me korrupsionin por që kanë vazhduar me dhunë dhe trazira.