Trazira në Bagdad dhe Qerbela
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92037-trazira_në_bagdad_dhe_qerbela
Në vazhdën e protestave në Irak, disa trazira janë regjistruar në Bagdad dhe në Qerbela.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2019 04:42 Europe/Tirane
  • Trazira në Bagdad dhe Qerbela

Në vazhdën e protestave në Irak, disa trazira janë regjistruar në Bagdad dhe në Qerbela.

Sipas agjencisë IRNA të lajmeve deri tani nuk ka informacione mbi dëmet e shkaktuara në trazirat e qyteteve Bagdad dhe Qerbela të Irakut. Më herët prefektura e Bagdadit dhe e Qerbelasë kishin anuluar vendimin e kryeministrit për vendosjen e rregullave të ndalim qarkullimit deri në një afat të dytë. Shumë prej provincave të Irakut ditët e fundit janë bërë arenë e protestave dhe trazirave ku populli kundërshton gjendjen e rënduar të shërbimeve publike, mungesës së punës dhe korrupsionit administrativ. Protestat edhe pse nisën në mënyrë paqësore ato në disa raste kanë rezultuar me dhunë duke lënë të vrarë dhe plagosur me dhjetëra persona. Protestat në Irak vazhdojnë në kohën kur qeveria irakiane gjatë një muaji ka propozuar 4 plane për plotësimin e kërkesave të protestuesve. Faktet tregojnë se protestat në Irak nuk kanë qenë të rastësishme por janë organizuar nga faktori i huaj.