Koalicioni Fat’h thekson zbatimin e reformave të qeverisë
Koalicioni Fat’h në Irak ka theksuar zbatimin e reformave të qeverisë dhe zbatimin e kërkesave të protestuesve.
Sipas një njoftimi të agjencisë Tasnim të lajmeve, Fazel Fetlavi, një prej deputetëve të koalicionit Fat’h në parlamentin e Irakut, ka thënë se qeveria e kryeministrit Adel Abdul’mehdi do të plotësojë kërkesat e protestuesve. Saad Khaz’ali deputet i partisë Sareun, gjithashtu ka paralajmëruar mbi përpjekjet e disa vendeve të huaja për të krijuar një luftë ndëretnike në Irak me pretekstin e zbatimit të reformave dhe zbatimin e kërkesave të protestuesve. Prej disa ditës disa provinca të Irakut po përballen me një situatë të trazuar për shkak të protestave ku kërkohet luftimi i korrupsionit dhe krijimi i vendeve të punës.