Jubair vazhdon nxjerrjen e akuzave dhe pretendimeve kundër Iranit
Amerika dhe regjimi Al Saud në çështjen e sulmit ndaj kompanisë Aramco, vazhdojnë të ngrenë akuza kundër Iranit.
Adel al-Jubair, këshilltari i ministrit të jashtëm saudit vazhdoi skenarin në fjalë, duke pretenduar se Irani qëndron pas sulmit ndaj objektit Aramco. I pranishëm në takimin “ Dialogu i Manamasë” këshilltari i ministrit të jashtëm saudit Adel Jubair, pasi pretendoi se droni që ka sulmuar kompaninë Aramco ishte prodhim iranian, deklaroi: Arabia Saudite nuk është kundër dialogut me Iranin mirëpo përgjigjja e Iranit duhet të jetë e atillë që këto sulme të mos përsëriten më. Politika për të mbajtur iranian të kënaqur nuk mjafton ashtu siç nuk mjaftoi ajo e bashkërendimit me Hitlerin. Këshilltari i ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite lidhur me praninë e forcave amerikane në vendet arabe të Gjirit Persik deklaroi; Prania e forcave amerikane në Gjirin Persik jo vetëm që nuk do të ulet por do të shtohet edhe më shumë. Lufta e nisur nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen jo vetëm që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra jemenase, por ka plagosur me mijëra të tjerë dhe detyruar me milion njerëz të pafajshëm që të shpërngulen nga vendet e tyre. Në përgjigje të këtyre krimeve, ushtria e Jemenit më 14 shtator njoftoi se në hakmarrje ndaj sulmit të Arabisë Saudite, ka sulmuar me 10 dronë kompaninë Aramco në lindje të Arabisë Saudite. Sipas deklaratave të autoriteteve saudite pas këtij sulmi niveli i prodhimit të naftës është ulur me 5 milion fuçi ndërsa vlera e kompanisë është ulur me 500 miliard paund britanik. Al-Jubair kujtonte se duke shtuar fuqinë ushtarake dhe duke blerë armatime nga Amerika mund të pushtonte dhe thyente rezistencën në Jemen, mirëpo realiteti tregon se blerja e sistemeve të sofistikuara dhe të përpara me miliona dollarë nuk mund të kapin dhe perceptojnë as disa raketa dhe dronë të ushtrisë së Jemenit dhe Arabia Saudite për të rikuperuar dëmet e veta ka nisur të akuzojë të tjerët. Muhamed Javad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kudër të takimit të 52-të të ASEAN, në një konferencë për shtyp përmendi akuzat e Amerikës dhe të Arabisë Saudite lidhur me goja ndërhyrjen e Teheranit në sulmin ndaj kompanisë Aramco deklaroi: Ne qartazi jemi shprehur se Amerika në vend që të merret me thashetheme, ajo duhet të shikojë realitetin. Unë mendoj se qeveria amerikane synon të lë në harresë realitetin e rajonit tonë, ku sot kanë kaluar 4 vjet e gjysmë ku populli i Jemenit po përballet me krimet më të rënda kundër njerëzimit. Këto krime janë konfirmuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare. Në Jemen fëmijët dhe foshnjat janë vrarë për shkak të bombardimeve për disa vite me radhë. Populli i Jemenit ka mbrojtur veten e tij. Aktualisht Arabia Saudite është në kërkim të një rruge për të dalë nga vorbulla ku është futur mirëpo e vetmja rrugë është ndërprerja e luftës kundër Jemenit.