Qytetarët jemenas protestojnë kundër koalicionit agresor të Arabisë Saudite
Qytetarët jemenas kanë protestuar në provincën Abyan në jug të Jemenit dhe kanë kërkuare largimin e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe EBA.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se qytetarët jemenas të rajonin Al-Vadi'a ku është vendlindja e Abdorabe Mansur Hadi, presidentit të dorëhequr të Jemenit, gjatë këtyre protestave kanë hedhur slogane, kanë theksuar largimin e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe të EBA nga Jemeni dhe fundin e luftës dhe vendosjen e sundimit të qeverisë jemenase në këtë vend.
Pjesëmarrësit në këtë protestë me anë të një deklarate përfundimtare, ka thënë: "Me gjithë sakrificën e popullatës së provincave jugore gjatë pesë viteve të kaluara, këto rajone përsëri janë pushtuara nga koalicioni agresor saudit. Prandaj çfarëdo lloj forcash të huaja në Jemen, konsiderohen pushtuese dhe populli jemenas duhet t'i luftojë ato".