Turqia dërgon 8000 persona të armatosur nga Siria në Libi
(last modified Sat, 28 Dec 2019 15:29:48 GMT )
Dhjetor 28, 2019 16:29 Europe/Tirane
  • Turqia dërgon 8000 persona të armatosur nga Siria në Libi

Një burim informativ saudit pretendoi se Turqia synon të transferojë 8000 forca të armatosura nga Siri në Libi për të mbështetur qeverinë e Tripolit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kanali informativ Al Arabija sot raportoi se Turqia synon të transferojë 8000 forca të armatosura nga Siri në Libi për të mbështetur qeverinë e Tripolit.

Al Arabija duke cituar burime të informuar, ka shkruar: "Qeveria e Turqisë synon t'i transferojë 8000 luftëtarë sirianë në Libi që të luftojnë në radhët e forcave militante të Fajez Saraxh, kryetarit të qeverisë së pajtimit kombëtare të Libisë".

Al Arabija në vazhdim ka shkruar: "Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka premtuar qeverisë së Fajez Saraxh se të paktën 8000 luftëtarë sirianë do t'i transferojë në territorin e Libisë dhe deri më tani vetëm 120 forca militante kanë arritur në Libi".

Al Arabija shtoi: "Shumica e forcave militante që kanë arritur në Libi, janë turkmenë sirianë të cilët nga qyteti Gaziantep janë transferuar së pari në Ankara dhe nga atje me avion janë transportuar në Tunizi dhe pastaj kanë hyrë në Libi nëpërmes kufijve tokësor".

Sipas pretendimeve të Al Arabija, Turqia misionin për të mbledhur forca militante në Siri për t'i dërguar në Libi, ia ka besuar grupit militant "Sulltan Murad" i cili drejtohet nga ana element turkmenë.

Erdogan javën e kaluar ka vizituar Tunizinë dhe nga atje ka mbështetur qeverinë e Fajez Saraxh në Libi. Ai deklaroi të enjten se ligjvënësit do të votojnë në fillim të janarit propozimin për të autorizuar dërgimin e trupave ushtarake turke në Libi në mbështetje të qeverisë së mbështetur nga KB në Tripoli.

Tags