Kryeministri i Jemenit: Irani qëndron në krye të Frontit të Rezistencës
Janar 13, 2020 13:16 Europe/Tirane
Kryeministri i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit deklaroi se Republika Islamike e Iranit qëndron në krye të Frontit të Rezistencës dhe forcat liridashëse të Irakut, Siria, Libanit, Palestinës dhe Jemenit qëndrojnë në këtë front.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Abdulaziz bin Habtur, kryeministri i qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit, tha: "Populli i Jemenit si pionier i të shtypurve dhe popujve që sulmohen më së shumti në rajon, do të jetë pionier edhe në përballjet me sulmet e Amerikës".
Kryeministri i Jemenit deklaroi: "Përpjekja e forcave agresore për të krijuar përçarje mes popujve në frontin anti-amerikan dhe anti-izraelit, është e dënuar të dështojë".
Tags