Rruga e martir Sulejmanit do të vazhdojë
Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi se Amerika duke martirizuar gjeneral Kasem Sulejmanin nuk do të mund të pengojë vazhdimin e rrugës së tij.
Sheik Naim Kasem, deklaroi se gjeneral Kasem Sulejmani në kohën kur ishte gjallë ka arritur suksese të shumta dhe një prej këtyre sukseseve është dëbimi i ushtarakëve amerikanë nga rajoni. Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi se martirizimi i gjeneral Kasem Sulejmanit bëri të mundur fillimin e procesit të vendimit për dëbimin e ushtarëve amerikanë nga rajoni. Sheik Naim Kasem deklaroi se Amerikanët duke martirizuar gjeneral Kasem Sulejmanin dëshironin t’i jepnin fund planit për çlirimin e Palestinës dhe për pavarësinë e rajonit, mirëpo ky veprim i tyre është bërë shkak për shfaqjen e mijëra Sulejmanëve të tjerë. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit.