Ish komandanti sionist pohon fuqinë ushtarake të Hezbullahut
Një prej ish komandantëve të regjimit sionist ka deklaruar se ushtria e regjimit sionist aktualisht nuk është në gjendje të përballojë më shumë dëme.
Isak Brik, një prej ish komandantëve të ushtrisë së regjimit sionist ka pohuar dobësinë e ushtrisë sioniste. Ai ka thënë se forcat tokësore të regjimit sionist nuk kanë besim në vetvete dhe ushtria nuk ka forcë që të përballojë dëme të tjera. Ky komandant i ushtrisë së regjimit sionist ndër të tjera ka shtuar: Hezbullahu aktualisht ka 11 brigada me trupa komando të cilët kanë përfituar përvoja dhe eksperienca të shumta dhe të veçanta në luftën në Siri. Edhe më herët shumë komandantë dhe ish ushtarakë të regjimit sionist kanë pohuar dobësinë e ushtrisë së këtij regjimi përballë rezistencës.