Dy popujt iranianë dhe irakianë rezistojnë përballë hegjemonizmit dhe arrogancës
Protesta e miliona irakianëve në Irak tregoi se kërcënimi për vendosjen e sanksioneve ndaj këtij vendi në rast të zbatimit të vendimit për dëbimin e forcave ushtarake amerikane, është një veprim i kalbëzuar i Uashingtoni i cili nuk mund të ndalojë vullnetin e qeverive dhe popujve për ruajtjen e pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar të tyre.
Ali Shamkhani, sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit ditën e premte me anë të një mesazhi drejtuar klerikëve të lartë, qenërisë, parlamentit dhe popullit irakian, ka vlerësuar vendosmërinë e popullit irakian i cili me një protestë milionëshe dhe historike ka kundërshtuar praninë e pushtuesve amerikanë dhe kanë theksuar mbrojtjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Irakut dhe ka thënë se ky veprim me vlerë është tregues i faktit se kombi irakian ka marrë në dorë flamurin e vendit për nisjen e procesit të dëbimit të forcave amerikane nga rajoni. Rajoni i Azisë Perëndimore në historinë e tij është i mbushur me luhatje të ndryshme. Eksperienca e së kaluarës ka treguar qartë politikat përçarëse të kolonizatorëve sidomos në periudhën e re të sundimit në shekullin e 21-të. Fati i popullit irakian gjithashtu është futur në të tilla eksperienca. Amerika pas pushtimi të Irakut në vitin 2003 hartoi programe të ndërlikuara dhe me plot shpenzime. Hapi i parë i këtyre programeve ishte futja e Pol Bremer përfaqësuesit amerikan jo ushtarak në Irak i cili kryesonte pushtetin e koalicionit të përkohshëm të Irakut. Ai ka qëndruar në krye të Irakut nga 11 maji 2003 e deri më qershor të vitit 2004. Pas asaj kohe Amerika ka zbatuar dy programe të ndryshme, njëra prej të cilës është influenca dhe depërtimi kulturor dhe social përkrah ruajtjes së pranisë ushtarake në këtë vend. Amerikanët janë munduar që rrjedhën e zhvillimeve politike, të sigurisë dhe ekonomisë në Irak ta anojnë në favor të projekteve rajonale të tyre, por pa arritur rezultat. Në fakt një prej gabimeve më të mëdha të Amerikës ishte mospërfillja e shpirtit revolucionar të popujve të rajonit. Amerika e ka treguar shumë herë që nuk është në gjendje të kuptojë sic është historinë e popujve dhe rezistencën e tyre dhe kjo mungesë njohurie gjithmonë ka qenë pikë e dobët e amerikanëve. Këtu futet edhe historia e rezistencës së popullit irakian. Një vështrim mbi të kaluarën tregon se gjatë Luftës së Parë Botërore, Britania mundohej të kolonizonte Irakun, që në atë kohë ishte nën sundimin Osman; Sidoqoftë, me ardhjen e forcave britanike, nisi kryengritja e parë e rajonit kundër forcave koloniale, lëvizje që filloi me dekretet e klerikëve të Najafit dhe Qerbelasë dhe që më pas shtrirja e saj u zgjerua në të gjithë Irakun. Në vitin 1920, populli irakian u drejtua nga dekretet e autoriteteve fetare dhe u ngrit për të protestuar përballë pranisë ushtarake britanike në vend, duke bërë që britanikët të largoheshin nga Iraku. Historia, sot po përsëritet në një mënyrë tjetër; Dallimi i vetëm është se SH.B.A. ka vendosur këmbën e saj në vend të Anglisë agresive të asaj kohe; Por historia që po përballet sot Amerika është përsëritje e së kaluarës dhe kjo tregon se në rajon nuk ka vend për të huajt. Ajetollah Khamenei lideri suprem I revolucionit islamik në namazin e së premtes, pjesën kryesore të ligjëratës së dytë të namazit të së premtes në Teheran e ka mbajtur në gjuhën arabe dhe duke vë në dukje sulmin dhe krimin terrorist dhe frikacak të amerikanëve në vrasjen e një gjenerali të madh dhe trim iranian dhe të një luftëtari besnik dhe sakrifikues e me sinqeritet të pashoq irakian me urdhër të presidentit terrorist të Amerikës, deklaroi: “Fati i qartë dhe përcaktues i rajonit është shpëtimi nga sundimi hegjemonist dhe arrogant i Amerikës dhe çlirimi i Palestinës nga pushtimi i faktorëve të huaj sionist që me vullnetin dhe përkushtimin e popujve, duhet të afrohet koha për realizimin e këtij qëllimi”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke iu drejtuar të gjithë popujve myslimanë të rajonit, theksoi: “Bota islame duhet të hapë një kapitull të ri dhe ndërgjegjet e zgjuara dhe zemrat besimtare duhet të zgjojnë vetëbesimin në popujt e rajonit dhe të gjithë le ta dinë se e vetmja rrugë për shpëtimin e popujve është maturia, qëndresa dhe mosfrikësimi nga armiku”. Aktualisht kur ka kaluar një muaji nga vendimi i parlamentit irakian për dëbimin e forcave amerikane, populli irakian ka nisur lëvizjen e dytë të madhe duke i treguar botës vuajtjen e këtij populli për shkak të Amerikës.