Hezbullahu: Amerika duhet të largohet nga rajoni i Azisë Perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94439-hezbullahu_amerika_duhet_të_largohet_nga_rajoni_i_azisë_perëndimore
Zv/sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullah deklaroi se Amerika duhet të largohet nga rajoni i Azisë Perëndimore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2020 05:31 Europe/Tirane
  • Hezbullahu: Amerika duhet të largohet nga rajoni i Azisë Perëndimore

Zv/sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullah deklaroi se Amerika duhet të largohet nga rajoni i Azisë Perëndimore.

Sheik Naim Kasem zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut deklaroi: Plani i ashtuquajtur Akordi i Shekullit ka për qëllim t’i japë fund çështjes palestineze dhe të legjitimojë regjimin e izraelit. Deri në kohën kur në rajon të jetë e pranishme Amerika, rajoni do të vazhdojë të përballet me destabilitet dhe pasiguri, shtoi ndër të tjera sheik Naim Kasem. Donald Trump president i amerikan ditën e martë së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre. Sipas këtij plani Palestina do të jetë sovrane vetëm mbi territoret e mbetura në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Të gjitha grupet dhe partitë politike në Palestinë janë shprehur haptazi kundër këtij plani. Shumë personalitete, vende dhe funksionarë politikë dhe fetarë nga e gjitha bota dhe sidomos nga popujt myslimanë, e kanë dënuar këtë plan.