Ushtria amerikane vret një qytetar sirian
(last modified Wed, 12 Feb 2020 15:46:14 GMT )
Shkurt 12, 2020 16:46 Europe/Tirane
  • Ushtria amerikane vret një qytetar sirian

Katër automjete ushtarake të Amerikës sot (të mërkurën) janë ndalur në provincën Hasake të Sirisë nga ana e postbllokut inspektues të ushtrisë së këtij vendi dhe kjo çështjeje ka shkaktuar përleshje mes amerikanëve dhe banorëve lokal në rajon dhe në fund forcat ushtarake amerikane kanë hapur zjarre në drejtim të civilëve sirianë dhe kanë vrarë një person dhe kanë plagosur një tjetër.

Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se 4 automjete të ushtrisë së Amerikës ditën e mërkurë nga qyteti Kamishli në provincën Hasake janë nisur në drejtim të rajoneve lindore të këtij vendi, por janë ndal nga ana e postbllokut të ushtrisë së Sirisë.

Si pasoj kësaj ngjarje me qindra banorë lokal janë mbledhur pranë postbllokut të ushtrisë siriane dhe ushtarët amerikanë kanë hapur zjarr në drejtim të civilëve sirian dhe kanë vrarë një civil dhe kanë plagosur një tjetër.