Ndalohet udhëtimi i shtetasve irakianë në Iran
Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Irak njoftoi se udhëtimi i shtetasve irakianë në Iran është e ndaluar deri më 6 mars 2020.
Ambasada e Iranit në Irak ditën e hënë doli me një deklaroi ku thuhet se për shkak të rëndësisë së higjienës dhe shëndetit publik dhe për të ruajtur sigurinë shëndetësore të të dy vendeve, vizita e shtetasve irakianë në Iran është e ndaluar deri në mars 2020. Autoritetet shëndetësore të Irakut deri tani kanë njoftuar për identifikimin e 17 personave të prekur nga virusi korona. Iraku pas shfaqjes së rasteve të të prekurve me virusin korona, ka mbyllur kufijtë me Republikën Islamike të Iranit. Virusi korona është shfaqur në fund të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës dhe deri tani është përhapur në 30 provinca të këtij vendi dhe në 25 vende të botës mes tyre në Amerikë, Angli, Australi, Tajlandë, Korenë e Jugut, Japoni, Kanada, Francë, Iran, Arabinë Saudite dhe EBA. Sipas statistikave deri tani 79 mijë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me këtë virus prej të cilëve 18 mijë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet. Më shumë se 2400 persona kanë humbur jetën nga virusi korona.