Ushtria e Sirisë ndalon qarkullimin e automjeteve ushtarake të Amerikës
Ushtria e Sirisë në rajonin e Kamishli në verilindje të Sirisë ka ndaluar qarkullimin e automjeteve luftarake të ushtrisë amerikane.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se postblloku i forcave ushtarake të Sirisë në fshatin Hamu në rrethinën e qytetit Kamishli ka ndaluar qarkullimin e 11 automjeteve luftarake të ushtrisë së Amerikës.
Sipas këtij burimi, banorët e fshatit Hamu gjithashtu kanë hedhur gurë në drejtim të automjeteve luftarake amerikane dhe ushtarët amerikanë janë detyruar të largohen nga ky rajon.
Edhe më parë katër automjete ushtarake amerikane janë ndaluar në postbllokun e ushtrisë siriane në provincën Hasake ku ka shpërthyer një përleshje mes forcave amerikane dhe banorëve lokalë dhe forcat amerikane kanë hapur zjarr drejt banorëve civilë dhe kanë vrarë një civil sirian dhe kanë plagosur një tjetër.