Vazhdon shkelja e armëpushimit në Al-Hudejdah nga koalicionit saudit
Burimet ushtarake të Jemenit kanë njoftuar për 174 raste të shkeljes së armëpushimit në provincën Al-Hudejdah në perëndim të Jemenit në 24 orët e kaluara nga ana e forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas burimeve ushtarake të Jemenit, forcat mercenare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë kësaj periudhe kanë sulmuar rajone të ndryshme në provincën Al-Hudejdah me raketa dhe predha. 6 dronë spiunazhe të koalicionit agresor saudit në kuadër të shkeljes së këtij armëpushimi, kanë kryer fluturime mbi hapësirën qiellore të qytetit Al-Hudejdah.
Vlen të theksohet se armëpushimi i arritur me marrëveshjen e Suedisë mes delegacioneve të dërguara nga Sana dhe Riadi, ka filluar të zbatohet që nga 18 dhjetori i vitit 2018, në provincën Al-Hudejdah të Jemenit, mirëpo koalicioni agresor i Arabisë Saudite për çdo ditë po vazhdon të shkelë këtë armëpushim.
Ndërkohë avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa zona në rajonin Hamdan në provincën Sana. Në provincën Sa’de në veri të Jemenit gjithashtu artileria e koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë bombarduar fshatrat kufitare në rrethin Razeh të Jemenit.