Hezbullahu shpreh ngushëllime për vdekjen e Sheikul’Islam
Hezbullahu i Libanit me anë të në letre ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Husien Sheikul’Islam diplomatit dhe zëvendësit të çështjeve ndërkombëtare në Asamblenë e Afrimit të Medh'hebeve Islame.
Hezbullahu i Libanit në këtë letër ngushëllimi deklaroi se Husein Sheikul’ Islam ishte një vëlla i madh dhe i dashur dhe në kemi humbur një nga vëllezërit më të mëdhenj. Me dhimbje dhe të hidhëruar kemi mësuar se Husein Sheikul Islam vëllai ynë i madh dhe i dashur ka ndërruar jetë thuhet në deklaratën e Hezbullahut të Libanit. Sheikul’islam ishte një prej përkrahësve të Hezbullahut dhe rezistencës në Liban që nga koha e formimit të tij, thuhet në deklaratën e Hezbullahut të Libanit. Husein Sheikul’islam ish ambasador i Iranit në Siri ka ndërruar jetë ditën e enjte për shkak të virusit korona.