2 amerikanë dhe një anglez vriten në Irak
Mars 12, 2020 05:57 Europe/Tirane
Në një sulm ndaj bazës ushtarake Taxhi në Irak në të cilin janë vendosur forcat perëndimore, 2 amerikanë dhe një anglez janë vrarë.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, dje në darkë baza ushtarake Taxhi në Irak është sulmuar me disa raketa ku përveç të vrarëve 12 persona kanë mbetur të plagosur. Ndaj kësaj baze janë lëshuar 18 raketa katjusha. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm. Boris Johnson kryeministri anglez duke shprehur keqardhjen për këtë sulm deklaroi se Anglia dhe aleatët e saj po mundohen të zbulojnë rrethanat e sulmit. Në Irak janë vendosur 6 mijë forca amerikane që kanë për mision të trajnojnë forcat irakiane.
Tags