Hezbullahu i Irakut paralajmëron ushtrinë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95891-hezbullahu_i_irakut_paralajmëron_ushtrinë_amerikane
Hezbullahu i Irakut ka paralajmëruar në ushtrinë amerikane për vazhdimin e pranisë së saj në territorin e Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 31, 2020 09:46 Europe/Tirane
  • Hezbullahu i Irakut paralajmëron ushtrinë amerikane

Hezbullahu i Irakut ka paralajmëruar në ushtrinë amerikane për vazhdimin e pranisë së saj në territorin e Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Muhaji, zëdhënësi i brigadave të Hezbullahut të Irakut, ditën e hënë në mbrëmje, ka thënë se lëvizjet e forcave ushtarake amerikane në Irak nuk janë të rastësishme, por po bëhen me qëllim për të dislokuar përsëri forca dhe praninë ushtarake sa më të madhe në Irak.

Zëdhënësi i Hezbullahut të Irakut ka theksuar: “Grupet e rezistencës dhe sidomos brigadat e Hezbullahut të Irakut posedojnë kapacitete dhe potenciale të nevojshme për t’u përballur me forcat ushtarake amerikane dhe janë të vetëdijshme plotësisht për planet e Amerikës brenda dhe jashtë Irakut për të sulmuar grupet e rezistencës”.

Ndërkohë agjencia franceze e lajmeve të hënën në mbrëmje ka zbuluar se Amerika ka dislokuar sistemin e raketave Patriot në bazën ushtarake Arbil dhe në bazën ushtarake Ajnul-Asad në provincën Anbar të Irakut.