Mbi 80 mercenarë saudit vriten dhe plagosen në Meareb të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96007-mbi_80_mercenarë_saudit_vriten_dhe_plagosen_në_meareb_të_jemenit
Burimet jemenase kanë njoftuar për vrasjen dhe plagosjen e mbi 80 forcave ushtarake dhe mercenarëve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincën Meareb të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2020 08:25 Europe/Tirane
  • Mbi 80 mercenarë saudit vriten dhe plagosen në Meareb të Jemenit

Burimet jemenase kanë njoftuar për vrasjen dhe plagosjen e mbi 80 forcave ushtarake dhe mercenarëve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincën Meareb të Jemenit.

Burimet jemenase nga Sana kanë njoftuar se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë neutralizuar avancimet e forcave agresore të koalicionit saudit në drejtim të lartësive Kufal në qytetin Sirvah në provincën Meareb të Jemenit dhe u kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.

Në mesin e forcave të vrara të koalicionit agresor saudit ndodhet edhe komandanti i brigadës 310 dhe shefi i këtij operacione Hamid Al-Dasturij dhe Khalid Al-Xhma’ij, komandanti i brigadës 72 të forcave të presidentit në dorëheqje Mansur Hadi.