Sëmundje 4-llojesh e luftës së Arabisë saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96354-sëmundje_4_llojesh_e_luftës_së_arabisë_saudite_kundër_jemenit
Pas Malarjas, Kolerës, etheve Dangi tani korona është një tjetër sëmundje që po prek Jemenin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 20, 2020 05:51 Europe/Tirane
  • Sëmundje 4-llojesh e luftës së Arabisë saudite kundër Jemenit

Pas Malarjas, Kolerës, etheve Dangi tani korona është një tjetër sëmundje që po prek Jemenin.

Jemenasit po kalojnë ditë të vështira. Edhe pse populli jemenas është mësuar me jetën e vështirë dhe të rëndë, mirëpo sot ky popull po kalon ditët më të vështira. Populli jemenas jo vetëm që përballet me një luftë të imponuar por edhe me një pandemi të rrezikshme sëmundja e së cilës gjithashtu është sjellë për shkak të luftës së koalicionit saudit. Kolera është një prej këtyre sëmundjeve. Kolera për herë të parë në Jemen është raportuar në vitin 2016 dhe ka marrë jetën e 3 mijë jemenasve. Organizata ndërkombëtare e emergjencës OXFAM në fillim të vitit 2020 deklaroi se nga janari 2017 e deri në dhjetor 2019 rreth 2 milion fëmijë jemenas janë infektuar me kolerën. Vetëm në vitin 2019 më shumë se 860 mijë raste të dyshimta me kolerën janë regjistruar në Jemen dhe 1050 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Kolera është pasojë e luftës së Arabisë saudite kundër Jemenit. Për shkak të kësaj lufte është shkatërruar struktura shëndetësore dhe higjienike e Jemenit dhe më shumë se 10 miliard dëme janë shkaktuar në këtë sektor. Në të njëjtën kohë për shkak të luftës kundër Jemenit, ujërat janë ndotur. Mungesa e infrastrukturës së shëndetësisë, higjienës dhe mjekësisë dhe shtimi i ujërave të ndotur janë dy faktorët kryesorë të përhapjes së gjerë të kolerës në Jemen. Mirëpo për shkak të luftës kundër Jemenit, nuk është vetëm kolera që është përhapur në këtë vend. Ethet Dangi është një tjetër sëmundje ngjitëse dhe malarja një tjetër sëmundje vdekjeprurëse që kanë infektuar rëndë popullin jemenas. Taha Motavakol ministër i shëndetësisë së qeverisë së shpëtimit kombëtar në nëntor 2019 ka raportuar mbi 116 mijë raste të konfirmuara me sëmundjen malarja në Jemen dhe regjistrimin e 500 mijë rasteve të kësaj sëmundjeje prej të cilëve 23 mijë ndodhen në spital. Në janar të vitit 2020 më shumë se 5 mijë jemenas janë infektuar me sëmundjen Ethet Dangi prej të cilëve 11 kanë humbur jetën. Aktualisht, jemenasit përveç kolerës, malarjas dhe ethet Dangi, po përballen me përhapjen e virusit korona. Korona është një virus me kapacitet të lartë përhapjeje dhe shumë lehtë ai transmetohet nga një njeri tek tjetri. Korona sot është rreziku më i madh për shëndetin e njerëzimit. Përballja me virusin korona ka nevojë për higjienë të lartë nga ana e qeverisë dhe për respektimin e kushteve higjienike nga ana e popullit. Korona ka arritur edhe në Jemen mirëpo deri tani ajo nuk është kthyer në një epidemi. Duke qenë se infrastruktura shëndetësore në Jemen është shkatërruar dhe 2 milion jemenas janë shpërngulur ndërsa 22 milion njerëz në këtë vend kanë nevojë për ndihma humanitare për shkak se vuajnë nga uria dhe keq-ushqimi, jemenasit me përhapjen e virusit korona ndodhen në kushte akoma më të rënda por këtë situatë e përkeqëson fakti se Al Saud edhe pse ka shpallur armëpushimin ai akoma vazhdon sulmet dhe bombardimet kundër Jemenit.