Në luftën kundër Jemenit, Arabia Saudite ka shpenzuar 233 miliard $!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96544-në_luftën_kundër_jemenit_arabia_saudite_ka_shpenzuar_233_miliard_!
Arabia Saudite gjatë pesë viteve të fundit ka shpenzuar 233 miliardë dollarë për luftën kundër Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 26, 2020 17:22 Europe/Tirane
  • Në luftën kundër Jemenit, Arabia Saudite ka shpenzuar 233 miliard $!

Arabia Saudite gjatë pesë viteve të fundit ka shpenzuar 233 miliardë dollarë për luftën kundër Jemenit.

Arabia Saudite, gjatë sundimit të mbretit aktual Salman bin Abdulaziz ka humbur 233 miliardë dollarë të rezervave të saj financiare, pa specifikuar se për çfarë është shpenzuar kjo shumë, sipas Arab News 21. Sipas raportit, që nga viti 2015 pas vdekjes së ish-mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz, rezervat valutore në bankën qendrore të Arabisë Saudite ishin 732 miliardë dollarë, por kjo shifër ka rënë në 499 miliardë dollarë në dhjetor 2019. Sipas raportit, Thesari Saudit ka humbur 233 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe, pra ka humbur 46 miliardë dhe 600 milion dollarë në vit. Arab News 21 raportoi se sauditët nuk specifikuan asnjëherë se ku kanë shkuar këto para dhe për çfarë u shpenzuan, por analistët besojnë se shuma e madhe ishte shpenzuar për luftën e Arabisë Saudite kundër Jemenit.