Partitë libaneze dhe palestineze reagojnë kundër veprimit të Gjermanisë ndaj Heuzbullahut
Partitë dhe subjektet e ndryshme libaneze, palestineze dhe siriane kanë dënuar veprimin e Gjermanisë për shpalljen e Hezbdullahut “organizatë terroriste” në Gjermani dhe këtë veprim e kanë quajtur nënshtrim poshtërues të autoriteteve gjermane para politikës së diktuar të Amerikës dhe regjimit sionist.
Ministria e brendshme e Gjermanisë të enjten me anë të një deklarate, ka shpallur Rezistencën Islamike Libaneze (Hezbullahu) “organizatë terroriste” dhe ka deklaruar se me këtë vendim ndalohen të gjitha veprimtaritë e Hezbullahut në territorin e këtij vendi evropian.
Partia Kombëtare Sociale e Sirisë sot (të shtunën) duke dënuar këtë vendim të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, ka theksuar: “Ky vendim është nënshtrim i plotë para politikës së diktuar sioniste-amerikane dhe një sfidë për të gjitha lëvizjet e Rezistencës të cilat gjithmonë kanë luftuar kundër politikave pushtuese dhe raciste”.
Koalicioni i partive, forcave dhe personaliteteve kombëtare të Libanit gjithashtu kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të Gjermanisë nga ky vendim dhe kanë deklaruar se ky vendim tregon mbështetjen e plotë të Gjermanisë ndaj regjimit uzurpues sionist dhe Amerikës.
Ndërkohë sekretaria e Kongresit të Përgjithshëm të Partive Arabe me anë të një deklarate, ka theksuar: “Hezbullahu është një prej subjekteve kryesore të kombit të Libanit dhe Gjermani ka treguar se në procesin e vendimmarrjes nuk ka aspak pavarësi”.
Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës gjithashtu ka deklaruar: “Vendimi i Gjermanisë është marrë në kuadër të vendosjes në shënjestër të të gjitha grupeve të Rezistencës në rajon si dhe me mbështetjen e regjimit sionist dhe Amerikës”.