Izraeli i frikësohet Hezbollahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96934-izraeli_i_frikësohet_hezbollahut
Kryetari i fraksionit "Besnikëria ndaj Rezistencës" në Parlamentin Libanez theksoi se armiku izraelit kishte frikë nga niveli i aftësive të Hezbollahut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2020 16:37 Europe/Tirane
  • Izraeli i frikësohet Hezbollahut

Kryetari i fraksionit "Besnikëria ndaj Rezistencës" në Parlamentin Libanez theksoi se armiku izraelit kishte frikë nga niveli i aftësive të Hezbollahut.

Referuar presioneve të vendosura ndaj lëvizjes libaneze të rezistencës, Mohamed Raad tha se rezistenca e Hezbollah ndaj presioneve të tilla ishte në vetvete një fitore. "Misionet kryesore të Hezbollahut pas çlirimit të Libanit në vitin 2000 ishin mbrojtja e vlerave. Por sot ne po ballafaqohemi me sulme dhe presione në rritje ndaj bazave të Rezistencës", tha ai cituar nga faqja e lajmeve El-Nashra. Këto presione përfshijnë kryesisht sanksione financiare dhe ekonomike dhe përpjekje për të shkatërruar burimet e grupeve që luftojnë kundër armikut sionist, tha deputeti i afërt me lëvizjen e rezistencës duke shtuar se armiku izraelit megjithatë kishte frikë nga niveli i aftësive të Hezbollahut. Duke theksuar se Rezistenca Islamike Libaneze mbetet vigjilente, Mohamed Raad tha se Izraeli nuk mund t'i shpëtonte "ekuilibrit të terrorit". Ai shtoi: "Zyrtarët ushtarakë izraelitë pranojnë që Hezbollahu, para dëbimit të Izraelit nga jugu i Libanit, në maj 2000, arriti të vendosë një ekuilibër të terrorit taktik dhe të shkatërrojë praktikisht epërsinë ushtarake të këtij regjimi".