Nasrallah: Izraeli ka frikë nga e ardhmja
Këtë të mërkurë, 13 maj, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah, mbajti një fjalim me rastin e martirizimit të Sejed Mustafa Badreddin, ish komandanti i degës ushtarake të kësaj lëvizje, i vrarë në vitin 2010 nga Izraeli në një shpërthim të fortë pranë aeroportit të Damaskut në Siri.
Nasrallah pohoi se dëshmori Badreddin, ishte i pranishëm krah për krah me gjeneralin dëshmor Kasem Soleimani në luftimet në Siri. “Siria ka fituar luftën që armiqtë kishin nisur në territorin e saj; por përleshjet vazhdojnë akoma në disa zona ", tha ai, duke shtuar: "Siria shpëtoi nga një plan shpërbërjeje për të cilin ishin shpenzuar shuma astronomike, një sasi e madhe armatimesh dhe dhjetëra mijëra kryengritës të armatosur. […)] Deri më tani, Siria gjithashtu ka arritur të fitojë politikisht, pavarësisht bllokadës dhe një lufte nervash me të cilën po përballet. Irani, Hezbollahu dhe grupet e rezistencës kanë hyrë në luftë në Siri dhe kanë luftuar terrorizmin. Irani kurrë nuk ka zhvilluar një luftë ndikimi me asnjë palë, as nuk konkuron me Rusinë, dhe nuk ka asnjë ambicie për Sirinë. Qëllimi i RII në Siri është të parandalojë rënien e këtij vendi dhe të parandalojë që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të fitojnë kontrollin mbi të. Irani asnjëherë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Sirisë". Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez shtoi: " Izraeli e sheh Sirinë si një kërcënim për të ardhmen e vet dhe mbi të gjitha, është i shqetësuar për praninë e Iranit dhe grupeve të rezistencës në atë vend". Nasrallah nuk përjashtoi sulme të reja aventureske izraelite në Siri, duke aluduar në pretendimet e ministrit të çështjeve ushtarake të Tel Avivit i cili pretendon se "duan të dëbojnë iranianët nga Siria" para fundit të vitit 2020. "Izraeli gënjen qytetarët dhe vetveten, duke pretenduar se disa zhvillime të vogla në terren në Siri janë "fitore". Asnjë forcë ushtarake nuk është atje; Këshilltarët ushtarakë iranianë ndihmojnë në përgatitjen dhe menaxhimin e grupeve arabe, siriane dhe islamike, por asnjë njësi apo brigadë iraniane nuk ndodhet në Siri. Shumë këshilltarë janë martirizuar, pasi ata ishin të pranishëm në linjat e para të betejës, duke ndjekur gjurmët e komandantit të tyre dëshmor Kasem Soleimani ", tha sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, Sejed Hassan Nasrallah.