Hezbullah: Kodsi nuk është i vetëm
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97255-hezbullah_kodsi_nuk_është_i_vetëm
Anëtari i Këshillit Ekzekutiv i Hezbullahut Ditët Botërore të Kotsit në këtë vit e quajti më të ndryshëm për shkak të mungesës së gjeneralit të martirizuar Kasem Solejmani dhe këtë martir i quajti partner kryesor në çlirimin e pjesës jugore të Libanit dhe dëbimin e sionistëve në vitin 2000 nga Libani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 22, 2020 10:39 Europe/Tirane
  • Hezbullah: Kodsi nuk është i vetëm

Anëtari i Këshillit Ekzekutiv i Hezbullahut Ditët Botërore të Kotsit në këtë vit e quajti më të ndryshëm për shkak të mungesës së gjeneralit të martirizuar Kasem Solejmani dhe këtë martir i quajti partner kryesor në çlirimin e pjesës jugore të Libanit dhe dëbimin e sionistëve në vitin 2000 nga Libani.

Nabil Kavuk deklaroi: “Dita Botërore e Kodsit këtë vit pas martirizimit të gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, përmban sfida themelore”.

Shejkh Kavuk në vazhdim tha: “Armiku kishte bërë llogari të madhe në dobësimin e Frontit të Rezistencës pas martirizimit të gjeneral Kasem Solejmani, mirëpo takimi i komandantëve të rezistencës (të mërkurën e kësaj jave) theksoi qëndrim të unifikuar në mbështetje të Kodsit dhe ka dërguar këtë mesazh për armiqtë se fronti i rezistencës ndodhet në rrugën e forcimit gjithnjë e më shumë dhe sot është unifikuar më shumë se çdo herë tjetër”.

Ai ka theksuar se Kodsi nuk është i vetëm dhe as i huaj dhe pavarësisht disa tradhtive nga ana e disa shteteve arabe, ky qytet vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së Umetit Islam.